Tuesday, 21 November 2017
Albanian-ALItalian - ItalyEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Convivium slow food

Slow Food është një projekt kulturor që propozon një filozofi të kënaqësisë dhe një program edukimi të shijimit, të ruajtjes së trashëgimisë enogastronomike, të formimit të konsumatorit. Slow food përkrah brezat e rinj për të krijuar marrëdhënien e duhur me ushqimin; favorizon një turizëm të vëmendshëm dhe që respekton mjedisin; promovon nisma solidariteti.

Manifesti i Slow Food

Më 10 dhjetor 1989, në Opéra Comique të Parisit, lindi zyrtarisht Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe të Drejtën e Kënaqësisë. Manifesti u nënshkrua nga delegatë të ardhur nga: Argjentina, Austria, Brazili, Danimarka, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Hollanda, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Suedia, Zvicra, Hungaria dhe Venezuela.

Manifesti zyrtar

Ky shekulli ynë, lindur dhe rritur nën shenjën e qytetërimit industrial, së pari shpiku makinën dhe më pas e bëri atë mënyrën e tij të jetesës.

Shpejtësia është bërë zinxhiri ynë, ne të gjithë jemi pre e të njëjtin virus: Jeta e Shpejtë (Fast Life), që prish zakonet tona, që na godet deri në shtëpitë tona, që na tërheq për t’u ushqyer në Fast Food-et.

Por homo sapiens duhet të rizgjojë urtësinë e tij dhe të çlirohet nga shpejtësia, e cila mund ta kthejë atë në një specie në zhdukje.

Prandaj, kundër marrëzisë universale të Fast Life, duhet zgjedhur mbrojtja e kënaqësisë materiale të qetë.

Kundër atyre, dhe janë të shumtë në numër, që ngatërrojnë efiçencën me furinë, ne ofrojmë vaksinën e një racioni të përshtatshëm kënaqësish të ndjeshme, që duhen provuar me një kënaqësi të ngadaltë dhe të zgjatur.

Le të fillojmë pikërisht në tryezë me Slow Food, kundër të nënshtruarit ndaj Fast Food-it të zbulojmë pasurinë dhe aromat e kuzhinave lokale.

Nëse Fast Life në emër të produktivitetit ka ndryshuar jetën tonë dhe kërcënon mjedisin dhe peisazhin, Slow Food është sot përgjigja pararojë.

Është këtu, në zhvillimin e shijes dhe jo në varfërimin e saj, kultura e vërtetë, nga e cila mund të fillosh progresin, si shkëmbimi ndërkombëtar i historive, njohurive, projekteve. Slow Food garanton një të ardhme më të mirë.

Slow Food është një ide që ka nevojë për shumë mbështetës të kualifikuar, për ta bërë këtë lëvizje (të ngadaltë) një lëvizje ndërkombëtare, simboli i së cilës është kërmilli.

Copyright © 2010-2017 Mrizi Zanave. All Rights Reserved.
Hosting & Realisation